Messi tek Interi. Po, por në Miami. Klubi i David Beckham. Kjo është shpresa e ekskluzivitetit të futbollit në Florida, që të ketë Leo pas dy vitesh, më 2023. Kur, me shumë gjasa, argjentinasi do ta mbyllë ose pezullojë marrëdhënien me Barcelonën, e cila filloi më 2000.

PRITJA E NËNSHKRIMIT – Ne do të duhet të shikojmë hap pas hapi, duke pasur parasysh që për momentin, Leo dhe Jorge, djali dhe babai-menaxher, nuk i kanë thënë ende ‘po’ ofertës së paraqitur nga Joan Laporta. Presidenti Blaugrana tregoi optimizëm të kujdesshëm, por Messi nuk ka folur. Leo është në Amerikën e Jugut me Argjentinën dhe do të jetë pa ekip për 20 ditë. Përshtypja është se ai dëshiron të qëndrojë në Barcelonë. Duke pasur parasysh problemet e mëdha ekonomike aktuale, katalanasit i kanë bërë atij një ofertë që nuk mund të zgjatet më shumë: edhe dy vite në fushë, por kontratë jete, për një periudhë shumë më të gjatë, me rol drejtuesi, pasi “t’i varë këpucët në gozhdë”. Me “dritaren” amerikane në mes, përpara kthimit në Katalonjë me një rol për t’u përcaktuar.

OPTIMIZMI NË MIAMI – Intervista që Jorge Mas, një nga pronarët e Inter Miami, dha për “Miami Herald” duhet të lexohet në këtë dritë: “Unë jam optimist se Messi do të jetë në gjendje të luajë për Inter Miami, sepse mendoj se do ta plotësojë figurën e tij si lojtari më i mirë i gjeneratës sonë dhe ambiciet e pronarëve të Inter Miami për të ndërtuar një ekip të klasit botëror përputhen me të tijat. Unë dhe Beckham po punojmë, kemi ambicien për të sjellë lojtarët më të mirë këtu dhe Messi është ndoshta lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”. Optimizëm në Barcelonë, optimizëm në Miami. Në pritje të Messit, për të vendosur mbi të ardhmen e tij.