Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, do të ketë një shifër rekord për merkaton e verës. Spanjolli do të ketë në dispozicion rreth 200 milionë paundë për të bërë afrime.

Shifra të mjaftueshme për të siguruar futbollistë të mirë dhe për të forcuar ekipin e tij. Emri që pëlqehet nga tekniku Guardiola është ai i sulmuesit Romelu Lukaku.

Ky i fundit po kërkohet me ngulm nga Guardiola, pasi 27-vjeçari po bën mirë në Itali. Ai po luan dhe shënon në Serie A, ndërsa ka eksperiencë të madhe dhe në Premier League.