Italia pritet të përjashtohet nga Lojërat Olimpike të Tokios që zhvillohen këtë vit në Japoni. Sipas mediave italiane, vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), por që pritet të ratifikohet të mërkurën.

Shkak është bërë pavarësia e munguar e Komitetit Olimpik Italian (CONI), që mund të zhbllokohet vetëm me një dekret të qeverisë italiane. Një dekret, që sipas “sportmediaset”, është gati, por ende nuk është aprovuar. Për këtë arsye pritet edhe një kontakt mes presidentit të IOC, Thomas Bach dhe kryeministrit italian, Conte.

Një situatë e turpshme për Italinë, që rrezikon jo vetëm përjashtimin, por sportistët e saj mund të garojnë në Olimpiadë nën flamurin e IOC, njësoj si Rusia apo Bjellorusia. Sporti italian është në vijë të perit dhe situata po monitorohet orë pas ore, me shpresën që ajo të ndryshojë dhe Italia t’i shpëtojë pezullimit nga Olimpiada.