Koht e sotme po bëhen gjithnjë e më shumë të modës duelet “show” në sportet luftarake, ku më e fundit ishte ajo mes Floyd Mayweather e Loban Paul. Sfida që përfshijnë personazhe të njohura dhe që dhurojnë mjaft parà për pjesëmarrësit.

Një ide për një sfidë të tillë ka hedhur edhe presidenti i UFC-së, Dana White, që tha se do të ishte interesante të shihnim në kafaz kampionen e dyfishtë të botës Amanda Nunes dhe personazhin e njohur Kim Kardashian.

Kjo e fundit, në vitin 2009, ka zhvilluar një sfidë boksi ndaj Tamara Frapasella, të cilën e humbi. Kjo ide e Dana White ka gjetur mbështetjen e vetë “luaneshës” Amanda Nunes, që ka ftuar Kim Kardashian në duel.

Hej, Kim Kardashian. Le ta zhvillojmë një duel të tillë. Lol”, ka qenë komenti i Nunes, që ka bërë xhiron e botës, pasi të gjithë janë kureshtarë për të parë nëse vërtet mund të organizohet një duel i tillë.