Sipas asaj që “Goal.com” ka mësuar, në gjurmët e talentit me rrënjë shqiptare të Bayernit, Leon Dajaku, janë vënë Union Berlin, Këln, Nice dhe Milan. Agjentët e sulmuesit të lindur më 2002 tashmë kanë pasur kontakte me drejtuesit e të katër klubeve, të cilët janë të interesuar ta huazojnë lojtariun e ri fillimisht, me të drejtën e blerjes përfundimtare.

Dajaku, nga ana e tij, po synon të largohet nga Bayerni, pasi do të dëshironte të kishte më shumë kohë të garantuar në fushë. Në dy sezonet e fundit, në fakt ka arritur të luajë vetëm katër ndeshje në Bundesliga (dy prej të cilave me ish-ekipin e tij, Stuttgart), ndërsa në këtë sezon regjistron në total 29 minuta, në një ndeshje të Kupës së Gjermanisë, të fituar nga bavarezët 3-0.

Dajaku ka qenë protagonist me Bayern II, me të cilin ka mbledhur 14 paraqitje sezonale dhe ka shënuar 3 gola në divizionin e tretë të futbollit gjerman, duke u vendosur nga trajneri i tij, Holger Seitz, sidomos si anësor i majtë.

Për të, Union Berlin dhe Këln mund të ishin realitetete, brenda të cilave integrohet më lehtë, por Nice (ku do të takonte ish-shokun e tij të skuadrës, Flavius ​​Daniliuc) dhe mbi të gjitha Milani do të përfaqësonin me siguri dy mundësi më interesante.

Dajaku, verën e kaluar, kur përfundoi mes shokëve italianë dhe anglezë, kishte menduar një transferim (përfaqësuesit e tij kishin shkuar gjithashtu në Angli, për t’u marrë personalisht), por në fund asgjë nuk u materializua. Qëllimi i tij është që ta lërë Bayernin vetëm si huazim, pasi dëshira mbetet të imponohet në të ardhmen në klubin kampion gjerman.