Karim Benzema përsëri protagonist me fanellën e Francës.

Konfirmimi vjen nga Michel Mouline, kandidat për presidencën e Federatës Franceze të Futbollit.

“Karim Benzema është një sulmues i madh dhe Didier Deschamps është një punonjës i Federatës”, ka thënë Moulin për Le Fiagro dhe AFP.

“Nëse i thuhet nga lart se duhet të luajë Benzema, ai duhet ta aktivizojë”.

“Natyrisht, është trajneri që bën grumbullime, por kur flasim për menaxhimm është detyra e presidentit të bashkojë zotin Deschamps dhe zotin Benzema dhe të vendosë paqen mes tyre”.

“Nuk mund të privohemi nga ai që mund të jetë sulmuesi më i mirë që ka patur ndonjëherë Franca. Presidenti i Federatës duhet të përfshihet në gjëra të tilla dhe të thotë mendimin e tij për të mirën e të gjithëve”.

Benzema është përjashtuar nga formacioni i Gjelave pas çështjes së shantazhit të Valbuena-s, për të cilin ka thënë gjithmonë se është i pafajshëm. Kjo situatë e ka penguar të marrë pjesë në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018.