Një sherr i madh ka ndodhur mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe ish-menaxherit të VIP-ave, Drin Zatriqi. Gjithçka filloi me një status të këtij të fundit, ku kritikonte VIP-at për “lotët e krokodilit” lidhur me rastin e 11- vjeçares.

Pas postimit, ka reaguar Dafina Zeqiri, e cila ka hedhur akuza të rënda kundër të tij, duke shkruar: “Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë.

Ti je njeri ma zi se krejt çka i permende! Rrahës i grave! Abuzues! Mos të flasim për sene tjera! Ti më ke kërcënuar e del këndej e han m*t”.

Këngëtarja më pas e fshiu postimin e saj, por Drini ka replikuar, duke shkruar: “Dafina Zeqiri ma paska qëndisur një Twitter.

As nuk po e kuptoj bile pse… sidoqoftë. E sfidoj për këtë akuza! Më paska thënë “rrahës i femrave”.  Unë po e pyes publikisht me na e tregu me emër e mbiemër vajzën që ajo më paska akuzuar…Ose shihemi në gjyq. Hajde Duffy, tregona!”