Profesioni i gazetarit mund të jetë, në disa rrethana, i rrezikshëm. Këtë e dëshmon gazetarja e kanalit televiziv ekuadorian, “TeleAmazonas”, Vanesa Robles.

Ajo, në fakt, është sulmuar nga dy persona që tentuan ta grabisnin teksa ishte në lidhje të drejtpërdrejtë nga “Monumental Isidro Romero Carbo”, stadiumi ekuadorian në Guayaquil ku të shtunën 29 tetor do të luhet finalja e Copa Libertadores mes Flamengos dhe Athletico Paranaense.

Teksa gazetarja po fliste drejtpërdrejt për masat e sigurisë të ndryshme për ndeshjen, dy persona iu afruan gruas në mënyrë kërcënuese dhe tentuan ta grabisin.

Në videon e cila shumë shpejt u bë virale në rrjetet sociale, reporterja nuk e humb qartësinë e saj dhe ‘paralajmëron’ dy ngatërrestarët: “Mik, jemi live, do të më grabitësh në lidhje të drjetpërdrejtë?”. Të dy, duke kuptuar se gruaja ishte live, u larguan shpejt me motorin e tyre.