Një ekip kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga shkencëtarët amerikanë nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusets (MIT) në Kembrixh bëri zbulimin e bujshëm falë një teleskopi të NASA-s.

Studiuesit kanë zbuluar Super Tokën duke analizuar të dhënat nga TESS, i cili monitoron vazhdimisht pjesë të mëdha të Hapësirës.

Super Planeti është 200 vite dritë larg nga Toka. Trupi qiellor, i quajtur TOI-1075b, u kap falë teknikës së transitit, pra një eklips që shkakton një ndryshim të dobët, por domethënës në shkëlqim.

Superplaneti ka një dendësi më të madhe se Toka, ka një rreze të barabartë me 1.8 herë më të madhe se ajo e Tokës, me një masë 9.95 herë më të madhe se Planeti ynë.