Ledri Vula, këngëtari i njohur shqiptar, ishte i ftuar në emisionin e dy vëllezërve Veshaj “Më ler të flas”. Reperi, gjatë intervistës, ka dhënë edhe disa detaje nga lidhja e tij me Sara Hoxhën.

I pyetur nga vëllezërit se çfarë cilësish kishte Sara që ja fitoi zemrën, Ledri rrëfeu: “A di si mendoj unë, po nuk qe e bukur nuk të tërheq. Më pas edhe po të jetë e bukur dhe e keqe brenda nuk të duhet,”- tha Ledri.

Pas kësaj deklarate që dha Ledri Vula, erdhi edhe regimi i Donald Veshajt, që mori vëmendje të madhe nga fansat në rrjetet sociale dhe u konsiderua si një “thumb” i hapur ndaj këngëtares Beatrix, me të cilën kishte një lidhje në Big Brother.

“Sa problem është kur ajo është e bukur dhe është kështu bosh fare, ke të drejtë”, u shpreh Donald Veshaj, dukshëm me ironi kundrejt këngëtares.

Reagimi i fundit i tij bëri xhiron e rrjetin, pasi fansa të shumtë e konsideruan atë si një “thumb” të drejtpërdrejtë ndaj Beatrix Ramosaj.