Një lajm i trishtë për futbollin dhe ekipin e Sheffield United, pasi ish-sulmuesi Luton Shelton u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare. Ai u diagnostikua nga një sëmundje e rëndë në vitin 2018 dhe nuk ia ka dalë mbanë t’i mbijetojë kësaj sfide.

Shelton ka luajtur për ekipin anglez dhe u aktivizua në 4 ndeshje në Premier League. Ai ka qenë një prej sulmuesve më të mirë  të Xhamajkës, pasi ka shënuar 16 gola në 46 ndeshje.

35-vjeçari ka vijuar karrierën e tij dhe në shumë vende të tjera. Ai ka luajtur në Turqi, Rusi, Norvegji dhe në vendin e tij të origjinës. Ai e mbylli karrierën kur u diagnostikua nga sëmundja e rëndë.