Mbrojtësi i Cardiffit, Sol Bamba, ka marrë një lajm shumë të keq, pasi eshtë diagnostikuar me kancer. 35-vjeçari do të nisë menjëherë me kimioterapinë me shpresën se do t’ia dalë mbanë.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë do të nisë ndeshjen më të rëndësishme, atë me jetën. Stafi mjekësor i Cardiffit do t’i qëndrojë pranë lojtarit. Ata dolën me një reagim zyrtar dhe informuan tifozët për lajmin e keq.

“Jemi shumë të pikëlluar të lajmërojmë tifozët se Sol Bamba u diagnostikua me kancer. Së bashku me ndihmën e stafit mjekësor, Sol ka nisur menjëherë nga kimioterapitë”, – tha ai.