Këngëtari  i njohur shqiptar, Ardit Çuni, pas daljes nga “Big Brother VIP” nuk hezitoi të komentojë shumë banorë të tjerë që ishin pjesë e emisionit.

Mes këtyre banorëve ishte edhe Donald Veshaj, i cili në një farë mënyre “eleminoi” Arditin nga gara. Ky i fundit u eleminua, pasi Fifi e çoi në nominim vetëm me Donaldin, i cili asokohe numëronte shumë fansa pas takimit me Borën.

Pasi u eleminua nga formati, Arditi komentonte shpesh nga studio të ndryshme, lojën e banorëve. Nëpër intervista ai sulmoi Donaldin dhe Fifin duke thënë se mes tyre “kishte një garë të fortë hipokrizie.”

Por si është sot raporti i Ardit Çunit me Donald Veshajn? Kjo ka qenë kureshtja e një ndjekësi të këngëtarit, i cili hapi një ‘ask me a question’ Instagram.

Por Arditi vendosi t’i përgjigjej me pyetje ndjekësit, i cili shkroi edhe se “me Borën e dimë që flet”. “Pse kur nuk kam folur?”, shkruan Arditi shoqëruar me disa emoji të qeshurash.