I keni dëgjuar ndonjëherë më të rriturit teksa i japin shpjegim ëndrrave ku shohim gjak?

Ata thonë se ëndrra nuk realizohet kur na shfaqet gjaku në ëndërr. Por e dini se cili është kuptimi i vërtetë i gjakut?

Sipas studiuesve, gjaku në ëndërr lidhet me çështje që kanë të bëjnë me njerëzit tanë të afërt ose me krijimin e një marrëdhënie të re familjare.

Nëse shikoni sikur po ju del gjak nga sytë, kjo përkthehet në zhgënjim. Ose jeni zhgënjyer nga dikush, ose do të zhgënjeheni prej dikujt që e keni afër. Nëse shikoni gjak në vesh kjo do të thotë lajme të mira që do t’ju japin motiv të bëni veprimet e duhura. Ndërsa gjaku i dalë nga hundët lidhet me përpjekjet e mëdha që ne i vendosim vetes për të arritur disa qëllime.

Në rast se shihni gjak në gojë, ky mund të lidhet me keqkuptimet me të afërm për çështje trashëgimie, financash ose pronash. Ndërsa gjaku në rroba paralajmëron se njerëz tanë të afërt mund të bëjnë disa veprime që lidhen me reputacionin tonë ose me financat tona që mund të humbin.