Pas fjalëve të Claudio Lotito, i cili shpjegoi se si nuk ka pasur marrëveshje me Kezman për transferimin e Milinkovic-Savic në merkaton e ardhshme të janarit, ka qenë vetë agjenti i futbollistit serb që ka shpjeguar se nuk mund të flitet për çmime deri pas Botërorit të Katarit, vitrinë që mund ta kurorëzojnë përfundimisht “rreshterin” si një nga më të mirët në Evropë:

“Unë mendoj se nuk është koha për të diskutuar çmimin dhe transferimin e Sergej. Lazio është në krye, skuadra ka nevojë për paqe. Të gjithë e dimë që menjëherë pas Botërorit disa gjëra do të jenë më të qarta, do të jetë koha për të folur mbi gjithçka”.

Mateja Kezman, menaxheri i Milinkovic-Savic, praktikisht njoftoi se pas Kupës së Botës do të flasë me Lotito, por ua hapi derën blerësve të mundshëm: “Milinkovic ka vetëm 18 muaj kontratë dhe siç thashë, pas Botërorit do të jetë koha për të diskutuar.

Fillimisht me presidentin Lotito dhe më pas me të tjerët. Në gjithë këto vite unë dhe Sergej kemi respektuar Lazion dhe presidentin Lotito. Duhet të mendoj fillimisht interesin e lojtarit dhe më pas edhe atë të klubit. Jam i sigurt se do t’i ruajmë marrëdhëniet tona të punës siç kemi bërë në gjithë këto vite”.

Claudio Lotito e mbylli transferimin e mundshëm në janar të Sergej Milinkovic-Savic te Juventusi, pas diskrecionit të ‘Gazzetta dello Sport’: “Nuk kam marrëveshje me Kezman për t’ia shitur Juventusit apo dikujt tjetër në dimër. Përkundrazi, ai tani vlen 120 milionë euro, jo më 100 milionë. Çmimi rritet çdo muaj”.