Barcelona kërkonte mbrojtësin me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi. U duk se lojtari do të largohej, por Arsenali nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij. Trajneri Mikel Arteta ka theksuar se Mustafi do të qëndrojë në skuadër, pasi e llogarit në ekip.

“E ardhmja e Mustafit tani është këtu. Do përpiqem ta ndihmoj. Papastathopulos ndoshta do të largohet nga klubi këtë afat kalimtar dhe kemi William, që tashmë është huazuar. Pra, nuk kemi kaq shumë zgjedhje tani. Gabriel (Magalhaes) ka qenë jashtë për një periudhë, David Luiz është lënduar, kështu që situata është krejtësisht e ndryshme nga më parë.

“Mustafi u kthye nga një lëndim vërtet i vështirë kur u dëmtua në fund të sezonit të kaluar. Pas asaj periudhe ai po bënte me të vërtetë mirë. Unë mendoj se paraqitjet e tij po rriteshin dhe bëheshin gjithnjë e më të mira.

“Dhe kur u kthye, kemi pasur shtatë apo tetë mbrojtës qendre në dispozicion. Kështu që ai duhej të ngrinte nivelin e tij të performancës që të siguronte vend të formacion. Mendoj se fizikisht ai ka nevojë ende për pak kohë. Zhvilloi disa ndeshje në Europa League dhe bëri shumë mirë”, u shpreh Arteta.