Beniada Nishani është një ndër personazhet më të pëlqyera dhe të komentuara në publik që pas daljes nga “Big Brother Vip”. Në një intervistë për “Wake Up”, ish-banorja ka zbuluar pjesët e trupit që pëlqen më së shumti te një mashkull.

“Atëherë do them dy gjëra. E para sytë, e dyta këmbët, kofsha. Muskuloz. Që tregon se bën sport. Çunat me kofshë të drejta.

Unë besoj në dashuri dhe mendoj se jam tradicionale. Te një djalë shikoj shumë gjëra, nuk shikoj bukurnë, paraqitja siguisht është e rëndësishme sepse është kontakti i parë.

Por unë nuk thashë në Big Brother që s’do lidhem. Por ja që nuk ndodhi. Sigurisht që ka edhe personazhe që lidhen për të bërë dhe më shumë famë por mendoj se publiku i kupton këtë gjëra”, u shpreh Beniada.