Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Fjoralba Ponari, është treguar shumë hermetike sa i përket jetës private.

Por së fundmi, moderatorja e njohur ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke zbuluar më shumë detaje rreth jetës personale.

Njëri prej ndjekësve e ka pyetur moderatoren nëse ka plane për të pasur një fëmijë së shpejti. Ndërsa moderatorja i është përgjigjur duke thënë:

“E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!”,  shkroi Fjoralba.