Jonathan Barnett, menaxheri i Eduardo Camavinga-s, ka folur për L’Equipe në lidhje me të ardhmen e talentit francez që kërkohet nga shumë klube të mëdha të Europës si, Real Madrid, Bayern Munich, PSG dhe Juventus.

Futbollisti i Rennes ka një marrëveshje me klubin deri në vitin 2022 dhe ka nisur bisedat me ekipin për të zgjatur marrëveshjen.

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe po punojmë me babanë dhe familjen e Eduardo-s”, ka shpjeguar menaxheri i 18-vjeçarit.

“Gjëja më e rëndësihme është të veprojmë në interesin e tij. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Real Madrid”.

Në mishën 18 vjeç, Camavinga është një nga xhevahiret e futbollit francez dhe europian.