Kjo e hënë e kësaj fillim jave të fundit të muajit dhjetor do të jetë nën kushtet e një moti të qëndrueshëm, me kthjellime e orë me diell gjatë gjithë ditës.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, pritet që të shtohen më tepër vranësirat në disa zona të vendit, por nuk do të gjenerojnë reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriore duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.