E gjithë kjo javë pritet të jetë ‘e pushtuar’ nga reshjet e shiut sipas meteorologëve.

Fillimjava do të nisë me vranësira gjatë pjesës së parë të ditës në thuajse të gjithë vendin.

Në mesditë e pasdite, këto vranësira pritet të gjenerojnë edhe reshje shiu, që sipas Meteoalb do të zgjasin përgjatë gjithë natës në territorin shqiptar.

Temperaturat do të luhasin vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C, ndërsa era do të fryjë mesatare dhe e fortë mesatare me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke shkaktuar dallgëzim mbi 5 ballë.