Kënga “Dancing with the devil” është një nga projektet më të veçanta në karrierën muzikore të Beatrix Ramosaj dhe kjo, jo vetëm për faktin që ka një video të shkëlqyer, por dhe për protagonistn në këngë, që ishte Eugent Bushpepa.

Nuk ndodh shpesh që këngëtarë të tjerë të bëhen pjesë e klipeve të kolegëve të tyre thjeshtë si figurantë, por Eugenti pranoi të ishte pjesë si imazhi figurant i klipit të Trixës.

Sot, Gent Bushpepa ka ditëlindjen dhe Beatrix Ramosaj, e ka vlerësuar pa masë këngëtarin, duke i bërë dhe një dedikimin.

“Gëzuar ditëlindjen për këtë legjendë me të cilin jam rritur. Ky njeri më bëri që të performoja, të punoja fort sepse jam e magjepsur nga muzika, live-showt si dhe zëri i tij.

Të adhuroj jo vetëm si muzikant por edhe si person”, shkroi në dedikimin e saj, Beatrix Ramosaj. Kujtojmë që Beatrix ishte pjesë e Big Brother VIP, ku krijoi një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj.