Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito e cila u bë shumë e famshme me hyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka vendosur të hapë një profil të ri që i përket personazhit kryefjalë të këtij edicioni të dytë, këngëtarit dhe partnerit të saj, Luiz Ejlli.
Sipas moderatores, kjo gjë ka qenë pikërisht kërkesa e tij, që pas daljes së Kiarës nga shtëpia e Big Brother, ajo të hapë një profil të ri në rrjetin Instagram, që të menaxhohet nga vetë ajo.
“Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojme se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Siç edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, përsa kohe ai është ende brenda ne shtepine e Big Brother, edhe kështu do të ndodh. Faleminderit per gjithe mbeshtetjen e treguar deri mê tani! Me Luizin fitues!”- shkruhet në postimin e bërë nga Kiara në rrjetin e ri social të Luiz Ejllit.
Ndërkaq, vetë Kiara ka kërkuar ‘ndihmë’ edhe në rrjetin social ‘Twitter’. “Zemrat e mia kjo eshte e vetmja faqe zyrtare e Luizit, qe do te menaxhohet nga une derisa sa ai te dale nga shtepia, sic edhe Lui vet e ka kerkuar. Ju dua Shperndajeni sa me shume!! #meluizin”, ka njoftuar Kiara Tito në llogarinë e saj në Twitter.