Fill 8 ditë pas lindjes së djalit, moderatorja e njohur shqiptare, Dojna Mema ka vendosur “të arratiset” për pak momente nga shtëpia për të kaluar pak kohë me partnerin e saj, Vlashent Sata.

Ajo ka ndarë disa nga çastet e kaluara me të në makinë për të gjithë ndjekësit e saj.

Përmes disa videove në rrjete sociale, Dojna dhe Vlashenti bëjnë humore argëtohen në makinë, teksa moderatorja shprehet duke qeshur se i duket vetja si në shkollë kur lë orët e mësimit. Ndërsa më tej ajo vijon ‘Paska jetë përtej atyre mureve’ – duke treguar rrugët e Tiranës përmes kamerës së telefonit të saj.

Në një tjetër video të Dojnës me Vlashentin, ata shihen së bashku në ashensor, teksa moderatorja filmon veten e saj kokë e këmbë, duke mos ndjerë aspak komplekse nga trupi i saj menjëherë pas lindjes.

Dojna duket pak ndryshe pas shtatzanisë, teksa duket që ka ende pak bark, por dihet që linjat trupore rregullohen me kalimin e kohës. E rëndësishme është që ajo dhe i biri janë mirë.

Më 20 gusht, Vlashenti dhe Dojna u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një djalë që çifti e pagëzoi me emrin Nolan Sol Sata.