A e dini cila është video-loja më e kërkuar në botë? Është e vështirë që ta gjeni. Edhe pse ato të gjeneratës së fundit shiten si ëmbëlsira, po flasim për një pjesë që shumëkush do ta etiketonte si një produkt i thjeshtë antik për të ndezur imagjinatën e nostalgjikëve dhe dashamirëve të retrogaming.

Po, sepse në një faqe të njohur ndërkombëtare e-commerce, është shfaqur në shitje një video-lojë e viteve ’90 për shifrën rekord prej 250,000 dollarë, afërsisht 235,000 euro.

Pajisja në fjalë është një Nintendo 64 ende i mbyllur në paketimin e tij origjinal, i cili, pa nevojë të thuhet, nuk është hapur kurrë. Në praktikë, askush nuk e ka luajtur ndonjëherë.

Arsyeja për këtë çmim yjor është e qartë: nuk ka shumë nga këto lojëra përreth, të paktën jo ende brenda kutisë së tyre origjinale ende të mbyllura në mënyrë të përkryer. Edhe pse ndoshta 250 mijë dollarë janë paksa shumë.

Një lojë e përdorur Nintendo 64 mund ta gjeni lehtësisht me një çmim prej 75-100 euro, e kompletuar me kabllo, komandues dhe ndonjëherë edhe me disa fishekë dhuratë.

Ky çmim, nëse video-loja është ende në kutinë e saj origjinale, shkon deri në 200-300 euro. Dhe arrin deri në 5-6 mijë euro nëse është e vulosur në mënyrë perfekte…

Në Shtetet e Bashkuara, megjithatë, çmimet janë shumë më të larta sepse versioni lokal i klojës ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në atë kohë, duke shitur pothuajse 21 milionë kopje, shumica e të cilave kanë humbur paketimin e tyre origjinal përgjithmonë.

Duhet shtuar se ajo që është në shitje për 250,000 dollarë është edicioni i parë i hedhur në tregun amerikan, më 26 shtator 1996. Në të vërtetë, në datën e prezantimit, vetëm dy lojëra ishin gati në Shtetet e Bashkuara: Pilotwings 64 dhe Super Mario 64, që e bëri video-lojën një sukses të madh.