Milani ka arritur te beje nje tjeter goditje pas Malick Thiaw nga Schalke 04 dhe serish nga Bundesliga. Sot pasdite u mbyll akordi per talentin belg Aster Vranckx. Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me Wolfsburgun për transferimin në Itali të mesfushorit të ri të lindur në vitin 2002.

Ai pritet sonte ne Milano dhe neser dot e kryeje vizitat mjeksore. Operacioni u mbyll me një hua 2 milionë euro me të drejtë shlyerje 12 milionë euro, me belgun që të enjten do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe do të firmosë kontratën që do ta lidhë atë me kuqezinjtë.

Sa i përket daljeve, e ardhmja e Bakayoko mbetet shumë larg Milanit. Ekziston mundësia që mesfushori francez të ndërpresë kontratën me klubin kuqezi dhe më pas të jetë i lirë të nënshkruajë për një ekip tjetër.

Monza ka kërkuar informacion për lojtarin dhe mund të jetë një zgjidhje e mundshme, por bardhekuqtë (të cilët janë mbyllur ndërkohë për shkak të huazimit të Rovella nga Juventus) po ndjekin edhe Xeka i liruar nga Lille dhe Nandez nga Cagliari.