Trajneri Gianpiero Gasperini ka fituar betejën e tij personale me kapitenin Papu Gomez. Numri një i stolit e la jashtë ekipit, ndërsa lojtari zgjodhi të largohej, pasi nuk donte të qëndronte më në Bergamo.

Gasperini ia kishte bërë të qartë se nuk do të luante më në Itali. Gianlucia Di Marzio shkruan se marrëveshja ndërmjet Sevillas dhe lojtarit është arritur. U përfol shumë, por duket se gjithçka është konrektizuar tashmë.

Gomez do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Spanjës. Ai do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të bashkohet me ekipin. Marrëveshja nuk është specifikuar ende, por pritet huazim me të drejtë blerjeje.