Emisioni ‘Real People’ në Euronews Albania sjell çdo javë histori të ndryshme të shqiptarëve të zakonshëm ng ai gjithë vendi ynë. Në një nga puntatat e këtij emisioni ka qenë i ftuar edhe një burrë i quajtur Mentor, i cili është diagnostikuar me dy masa tumorale në tru.

Gjatë bisedës me moderatorin e emisionit, Flori Gjini, ai është pyetur edhe për kulturën tonë për t’u vizituar te mjeku. Mentori shprehet se shëndeti nuk duhet lënë pas dore dhe nuk duhet lënë për momentin e fundit, pasi mjeku nuk mund të bëjë dot më gjë.

Pak përpara ndërhyrjes së vështirë që ai duhet të bëjë, në intervistën për gazetarin Flori Gjini, Mentori tregoi se ai ia ka kushtuar gjithë jetën kamionit të punës dhe se nuk është kujdesur kurrë për shëndetin e tij.

“Duhet ta kemi kulturën e vizitës te mjeku. Unë shoh veten time, i hidhja më shumë lekë kamionit se sa vetes time. Bënin 3 mijë euro serviset e makinës dhe lashë veten time për 100 mijë lekë. Arrita deri në këtë fazë. Po ta kisha kapur më shpejt nuk do isha në këtë gjendje”- tha ai.