Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Betis dhe Roma-s, e vlefshme për javën e katërt të fazës me grupe të Europa League.

Ka qenë Canales që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 34-t i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtjes verdhekuqe.

BETIS-ROMA – GOLI I CANALES – VIDEO

Skuadra e Jose Mourinho-s ka barazuar në fundin e pjesës së parë me AndreA Belotti-n, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje të sulmuesit.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 53-të, ka qenë përsëri Belotti që ka shënuar për verdhekuqtë dhe këtë herë goli është dhënë i rregullt nga VAR pasi anësori kishte sinjalizuar për një pozicion jashtë loje.

BETIS-ROMA – GOLI I BELOTTI – VIDEO

Betis kryeson Grupin C me 10 pikë, ndërsa Roma mban vendin e tretë me katër pikë pas katër ndeshjeve të luajtura deri tani në grup.

Fiton Arsenal-i, që ka mundur në transferët me rezulatin e ngushtë 1-0 norvegjezët e Bodo Glimt. Ndeshja është vendosur në minutën e 24-t nga një gol i Saka. Topçinjtë kryesojnë Grupin A me 9 pikë.

BODO GLIMT-ARSENAL – GOLI I SAKA – VIDEO

Rezultatet e ndeshjeve të orës 18:45
Rezultatet e ndeshjeve të orës 18:45