Gazetarja Iva Tiço, ka zbuluar kohë më parë se është në një lidhje dashurie me një të huaj. Iva ka bërë një bisedë me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Ajo u pyet nëse ka pasur vështirësi në komunikim me partnerin, duke marrë parasysh se ai nuk është shqiptar.

“A ka qenë i vështirë komunikimi me bashkëshortin në fillim (jo në shqip)?”, pyetet Iva.

Gazetarja zbuloi në përgjigjen e saj se komunikimi me bashkëshortin e saj është ende i vështirë. “Është akoma i vështirë.

Sidomos për një natyrë si e imja, që i kam gjërat të lidhura me të folurën, komunikimin (binjakët) dhe që i kushtoj vëmendje gjë ngjyresave të fjalëve.

Herë pas here bëhem shumë nervoze kur nuk e them dot me fjalë atë që kam në mendje në gjuhën tonë, anglisht me ndonjë fjalë shqipe nëpër të”, shkruan gazetarja.