Mbretëresha Elizabeta II është një puriste në tryezë. Për shembull, asaj nuk i pëlqen qepa apo hudhra. Ushqimet e saj të preferuara? Drithëra, buka e thekur me reçel, peshk i freskët dhe perime.

Mbretëresha Elizabeth II e do çokollatën, duket se kështu ka qenë qysh në fëmijëri. Pallati Buckingham kishte një menu që i dërgohej Mbretëreshës dhe ajo mund të zgjidhte pjatat që dëshironte.

“Prandaj, drekat dhe darkat e saj planifikohen tri ditë përpara. Balmoral është vendi ku anëtarët e familjes mbretërore ndihen vërtet të qetë, relaksohen dhe argëtohen”, – zbulon Darren McGrady.

Nëse dikush do të ketë përfitimet e një restoranti pa dalë nga shtëpia, ajo është Elizabeth II. Në fakt, në Pallatin Buckingham, Mbretëresha ishte shumë e zënë dhe kuzhinat ishin larg banesës së saj.

Në Balmoral kalonte shpesh nëpër kuzhinë. E gjithë familja mbretërore ishte shumë më e relaksuar dhe kishte më shumë kohë të lirë. Princi Philip kujdesej për skarën, zbriste në kuzhinë dhe diskutonte me shefin e saj: A mund ta përgatisni salmonin dhe ta shoqëroni me luleshtrydhet që ka zgjedhur mbretëresha? Me pak fjalë, si një familje “normale”…