Aktorja e njohur turke, Songul Oden, e njohur jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën si Gymysh, falë rolit të saj në serialin me të njëjtin emër ka kaluar një eksperiencë aspak të mirë së fundmi.

Songul ka bërë një aksident me makinë dhe për fat të keq ka qenë në gjendje kritike për jetën, sipas asaj që transmetojnë mediat turke. Gjithçka mësohet të ketë ndodhur gjatë xhirimeve të serialit ku ajo është pjesë së fundmi ‘Nomen’, ku ajo luan rolin kryesor të ‘Zonjës Zybejde’.

Për 43 vjeçaren ky ka qenë një aksident jo i lehtë, por sipas asaj që transmetojnë mediat turke, gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar tashmë.

Songul Oden ka qenë pjesë e disa filmave e serialeve turke, ku për publikun shqiptar u bë e njohur falë rolit si Gymysh.