Maicon Douglas Sisenando, i njohur thjesht si Maicon, është shumë afër një kthimi të bujshëm në Itali. Ish-mbrojtësi i Interit dhe Romës duhet të jetë në Itali të enjten, që të nënshkruajë me klubin e tij të ri; Sona. Kjo u njoftua drejtpërdrejt nga drejtori sportiv i klubit, Ferrarese. Tifozët e Interit dhe Romës kujtojnë me nostalgji goditjet e brazilianit në krahun e djathtë, prej nga mbillte panic te kundërshtarët. Tani, 39 vjeç, është shumë afër kthimit në fushë, në Itali, në Serie D, me Sona. Ideja lindi tre muaj më parë.

Operacioni dukej shumë i vështirë, por në vend të kësaj, me kalimin e ditëve u bë i mundur. Këto janë fjalët e Ferrarese: “Bindja e lojtarit ishte më e lehtë nga sa e prisja. Me Sona praktikisht stërvitemi në Liqenin Garda, një skenar me të vërtetë sugjerues dhe shumë afër Milanos, që Maicon e do kaq shumë. Ky, për mendimin tim, është një operacion i pashembullt në historinë e futbollit. Një kampion i ekipit kombëtar brazilian, hero i tripletës së Interit, zgjedh të veshë fanellën e Sona në Serinë D”.

Disa çaste më vonë, Mario Balotelli, ish-shok skuadre i Maicon tek Interi, postoi një “history” në Instagram, në të cilën të dy stërviteshin me fanellën zikaltër.