E mbani mend talentin Hachim Mastour? Ai pritej të ishte një nga futbollistët më të mirë të Europës, por dështoi totalisht te Napoli. Lojtari ishte thjesht i famshëm në internet dhe aq, pasi nuk e arriti kurrë nivelin e pritur.

Ai dështoi te Milani dhe në çdo klub që u huazua. 22-vjeçari po luan momentalisht te skuadra e Regginas. Ai mund të kalojë tek ekipi i Carpit, pasi këta të fundit e duan.

Sulmuesi nuk po luan si titullar as te Reggina në Serie B. Marokeni nuk ka luajtur një ndeshje në formacion që nga sezoni 2016-17 kur luante në Holandë me ekipin e Zwolle.  Mastour nuk ka shënuar asnjë gol në karrierën e tij.