Motorola Razr ka qenë një nga telefonat më në modë dhe më ikonik për kohën kur ende nuk ishte zhvilluar teknologjia. Me zhvillimin e kësaj të fundit, kaluam nga Motorola me kapak, në disa modele më të reja.

Por duket se të gjithë ‘fansat’ e këtij telefoni do ta kenë sërish në duar këtë telefon, që me gjasa i ka munguar.

Kësaj radhe Motorola do të vijë me një dizajn ndryshe dhe sigurisht me një version të ri.

Ky telefon pritet të lançohet në Kinë më 2 gusht të këtij viti. ‘Moto Razr 2’ do të vijë me disa risi dhe specifika të nivelit të lartë.

Bëhet fjalë për ekranin e palosshëm 12 Hz, një procesor Snapdragon 8+ Gen 1 dhe një sistem kamerash me lente të trefishta.

Palosja bën që ky telefon të jetë më praktik, dhe madje “selfie”-t bëhen më mirë duke e mbajtur të mbyllur. Çmimi fillestar i telefonit do të jetë 1500 dollarë.