Një dhëndër goditi nusen gjatë ceremonisë së dasmës, pasi ajo e kishte mposhtur në një lojë popullore inteligjence që organizohet mes çiftit në kësi rastesh. Dështimin para gjithë të ftuarve nuk e kapërdiu dot, ndaj ia nxori inatin partneres së jetës.

Të porsamartuarit ishin në skenë duke luajtur lojëra, ndërsa të ftuarit i brohorisnin. Por kur nusja fitoi lojën, burri reagoi me inat dhe e goditi ashpër në kokë. Dhëndri qëndroi i palëvizur dhe serioz pasi iu vërsul gruas, e cila midis shenjave të dhimbjes u mundua fillimisht të ruante qetësinë.

Më pas nusja filloi të qante dhe shihet teksa largohet nga skena, ndërsa të ftuarit sillen sikur nuk ka ndodhur gjë. Në vitin 2019, një video e një incidenti të ngjashëm në Uzbekistan tërhoqi vëmendjen e publikut.

Edhe asokohe, një dhëndër iu kthye me zemërim nuses së tij, pasi ajo e ngacmoi duke bërë shaka me tortën e dasmës.

Ky incidenti i fundit i turpshëm, në të cilin askush nuk e qortoi apo ndaloi dhëndrin, ndodhi sërish gjatë një martese në Uzbekistan.