Moderatorja e njohur e televizioneve shqiptare, Roza Lati, ka zbuluar në një puntatë të emisionit të saj “Why Not” se ajo i ka dhënë fund lidhjes. Para disa kohësh raportua lajmi se nuk është e vërtetë që Roza Lati i ka dhënë fund beqarisë.
Madje, u tha se moderatorja i ka dhënë fund lidhjes së saj më të fundit disa muaj më parë. Por së fundmi, të gjitha këto janë konfirmuar nga vetë Roza Lati.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “Prive Reality”, ku u pyet në lidhje me statusin e saj. Roza Lati konfirmoi se është beqare dhe se i ka dhënë fund lidhjes qe kishte…
“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë.
Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po jam ndarë! E ndava bastardin nuk më meritonte”– tha Roza Lati mes te tjerash…