Edhe pse gjithçka dukej ideale gjatë më shumë se dy dekadave martesë, mediat e huaja raportojnë se bashkëshorti i aktores Natalie Portman, Benjamin Milpied, e tradhtoi me një 25-vjeçare.
Natalie Portman dhe Benjamin Milpied u takuan në xhirimet e Black Swan në 2010 dhe u martuan më 4 gusht 2012. Ata kanë dy fëmijë së bashku, një djalë, Alef, i lindur më 17 qershor 2011 dhe një vajzë, Amalia, e lindur më 2 shkurt 2017.
Skandali që dyshohet se tronditi martesën e tyre u raportua fillimisht nga media franceze Voici, e cila pretendoi se Milpied kishte një lidhje jashtëmartesore, por se ishte në të kaluarën.
Një burim i tha revistës “People” se lidhja ishte jetëshkurtër dhe përfundoi.