Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ashtu si ndaj Uellsit, edhe në miqësoren përballë Çekisë, ka rrëshqitur sërish në pankinë duke rënë…

Po kthehet në një “ritual” tashmë nga trajneri kuqezi, që siç duket po sfidon Neymar për rrëzimet në tokë…

Edhe pse, natyrisht, në të dy rastet nuk ka pasur faj. E ndërsa me Shqipërinë u rrëzua pasi u përplas me lojtarin kuqezi, këtë herë futbollisti i Çekisë e ka shtyrë pasi ka humbur ekuilibrin gjatë një dyluftimi…

Momente tensioni pas faullit në mesfushë të shkaktuar nga Abrashi. Mesfushori i Kombëtares ndëshkohet me karton të verdhë, ashtu si Souçek që përplaset me Veselin.