Wanda Nara duket se ka marrë një vendim të parevokueshëm… Bukuroshja italo-argjentinase i ka kërkuar futbollisti Mauro Icardi divorcin dhe në orët në vijim duhet të shkoje në Paris për të përcaktuar detajet e ndarjes.
Më tej, sipas disa thashethemeve, ylli i televizionit është në lidhje me një tjetër futbollist, i cili është i martuar. Lajmi u transmetua nga Lucas Bertero, ekskluzivisht në programin “A la tarde”.
Që kur u bë publike një audio Whatsapp Wanda Nara, ku flet për divorcin, nuk kanë të ndalur spekulimet se cila ishte arsyeja e krizës së re me sulmuesin argjentinas.
“Wanda tashmë ka krahë për ta ngushëlluar veten… Le të flasim për diçka që nuk është e sotme, nëse mendojmë për të gjitha udhëtimet e saj sporadike në Argjentinë për të hapur dyqane apo për të promovuar markat e saj të kozmetikës.
Disa burime më thonë se ajo ka një flirt. me një futbollist të martuar”, tha Lucas Bertero, duke bërë kështu deklaratën e bujshme.