Me skuadrën e tij të Leeds në zonën e rënies dhe vetëm me dy ndeshje të mbetura deri në fund, Jesse Marsch ka nevojë për të gjithë ndihmën që mund të marrë nga çdo drejtim. Amerikani i emocionuar ka dëshmuar një pasion të madh në Premier League që kur zuri vendin e liruar nga Marcelo Bielsa.

Ai ka zbuluar se do të thërriste forcat e kombinuara të yjeve si Mahatma Gandhi, Nënë Tereza etj. për t’i motivuar lojtarët e tij për sfidën vendimtare kundër Chelsea në “Elland Road”, të cilën e humbi fatkeqësisht 0-3 mbrëmë:

“Kam qindra citate që përdor në momente të ndryshme. Përpiqem të mendoj se si përshtaten lojtarët me atë që jam dhe si luajmë futboll. Më pëlqejnë citimet, duke mësuar nga njerëzit e së kaluarës: figura sportive, figura historike, çfarëdo.

Gjëja kryesore është të kuptoni se çfarë mesazhesh duhet të përdorni në kohën e duhur. Zakonisht përdor gjëra që rezonojnë me mua… Të tillë janë figurat historike si Gandhi dhe Nënë Tereza, apo presidentë si John F Kennedy.

Natyrisht, siç tha dikur një murgeshë e famshme me bazë në Kalkuta, disiplina është ura midis qëllimeve dhe arritjeve. Këtë gjë ua kam përsëritur shpesh lojtarëve të mi para ndeshjes vendimtare me Chelsea”.