Një kuti me 15 qershi të llojit Junoheart në Japoni u shitën për një çmim rekord prej…4100 eurosh, ose me jenin japonez, 600 mijë jen.

Fruti i quajtur Aomori Heartbeat, që është edhe fruti më i mirë i këtij varieteti kushton 273 e disa euro secili. Këtë vit, çmimi i tyre i shitjes ka kaluar rekordin e vjetshëm prej 450 mijë jenësh, duke u shitur për 600 mijë jen në tregun Hatsinohe në Japoni.

Ky varietet i ri qershish u zhvillua nga qeveria rajonale e Aomorit në vitin 2019.

Ofertuesi më i madh ishte kompania me shumicë e frutave dhe perimeve me bazë në perfekturën Tsimba, ‘Nagatsuka Seika’, që fitoi edhe ankanin vitin e kaluar.

Presidenti i kompanisë ka thënë në fjalën e tij se këto qershi do t’i rekomandonte në të gjithë vendin për shkak të madhësisë dhe ëmbëlsisë së tyre.