Artistja e njohur me famë botërore, Sia ka kurorëzuar së fundmi dashurinë e saj memartesë. Ajo u martua me Dan Bernard në një ceremoni intime në Villa Olivetta, shtëpia e stilistëve Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana, në Portofino, Itali, të hënën.

Fotot e siguruara nga ‘Page Six’ tregojnë nusen e veshur me një fustan rozë të lehtë, të qëndisur me dantella, i cili kishte një dekolte të mbuluar dhe mëngë të gjata. Flokët e saj ishin stiluar në një model të ndërlikuar dhe ishin të lidhur me një vello të shkurtër, me një zbukurim rozë dantelle.

Bashkëshorti i këngëtares së disa hiteve mjaft të njohura kishte veshur një kostum blu të hapur me një kravatë dhe këpucë të zeza. Përpara se të shkëmbenin betimet, stafi u pa duke ndihmuar këngëtaren të kalonte nëpër shkallët për në ceremoninë buzë shkëmbit, që ndodhet në të njëjtin vend ku Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan vitin e kaluar.

Të porsamartuarit ndanë një puthje nën një hark me lule pastel, të mbushura me trëndafila rozë dhe të bardhë, dhe dukeshin të buzëqeshur ndërsa shkëmbyen unazat. Përfaqësuesit e Sia-s ende nuk kanë dhënë asnjë koment.

Një nga daljet e para publike të Sias me Bernardin ishte premiera e “West Side Story” në dhjetor 2021, ku ata mbanin veshje të ngjashme për të fshehur identitetin e tyre. E nominuara nëntë herë për Grammy, u pa me partnerin e saj misterioz në disa raste të ndryshme gjatë dy viteve në vijim.