Diego Ordinola, një reporter sportiv i “Directv Sports” dhe kameramani i tij po bënin një lidhje direkte nga periferia e “Estadio Monumental de Guayaquil”, shtëpia e Barcelonës në Ekuador, kur një subjekt i sulmoi ata me armë në dorë.

Gazetari e ndau këtë moment të frikshëm në rrjetet sociale, teksa gjithçka ndodhi më 12 shkurt dhe u regjistrua, pasi ato ishin në transmetim të drejtpërdrejtë. Agresori, i veshur me një këmishë gri, duke përfituar nga maska që mbulonte fytyrën e tij, arriti kur Ordinola po bënte lidhjen e tij dhe e drejtoi armën (pistoletë) nga ai, ndërsa reporteri gjeti guximin dhe i tha: Ne jemi duke punuar.

Agresori kishte si synim telefonat e tyre, ndërsa godet mikrofonin e Diegos dhe përfundon duke i marrë celularin kameramanit dhe largohet me vrap. Disa ndjekës të Diego Ordinola ndanë imazhe të hajdutit të dyshuar dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa policia nuk e ka identifikuar akoma.