Gjyqi kundër Ryan Giggs, të cilin ish-partnerja e tij Kate Greville e denoncoi për agresion dhe sjellje shtrënguese, ka përfunduar pas katër javësh deklarata, pa marrë asnjë lloj vendimi nga juria.

Trupa gjykuese, e përbërë nga shtatë gra dhe katër burra, u shpërnda nga Gjykata e Kurorës së Manchesterit pasi nuk mundi të bjerë dakord për vendimin pas më shumë se 20 orësh diskutimesh.

Avokatët e të dyja palëve tani duhet të vendosin nëse janë të interesuar për një gjyq të ri, i cili nuk mund të mbahet për disa muaj. Gjatë këtyre katër javëve, jurisë iu desh të dëgjonte deklaratat e ashpra dhe intime të Ryan Giggs e Kate Greville për marrëdhënien e tyre të stuhishme.

Ryan Giggs rrëfeu se ishte “i varur pas se*sit”, se shkoi edhe me kunatën e tij. Giggs tha nga qëndrimi i dëshmitarit se ai kurrë nuk ka qenë besnik ndaj të gjitha ish-të dashurave të tij dhe e përkufizoi veten si “një person flirtues nga natyra”.

Ish-futbollisti i Manchester United foli për tradhtinë publike ndaj ish-bashkëshortes Stacey Giggs me kunatën e tij Natasha, partneren e vëllait të tij, prej tetë vitesh.

Gjatë procesit gjyqësor u zbuluan edhe mesazhet kërcënuese të Giggs për Kate Greville: “Unë kurrë nuk kam arritur të dua dikë tjetër si ty, unë të dua”; “ti je personi me të cilin kam pasur më shumë lidhje”; “këto nuk janë thjesht premtime të rreme”; “e kam seriozisht, tani ndalo së qeni fëmijë dhe më telefono të lutem”;

“Do të të ndjek si i çmendur dhe ti e di sa e mirë jam në këtë”; “ti je një m*t dhe nuk e meriton të jesh nënë”; “mënyra se si më trajtove dhe si je sjellë nuk do ta harroj kurrë”; “Jam kaq i çmendur tani, kam frikë se mund të bëj gjithçka”; “vazhdoni të më injoroni. Do të shoh së shpejti” ose “Të urrej për atë që më ke bërë. Të urrej. Urrej. Urrej. Urrej”. Këto janë disa nga email-et që Giggs i dërgoi ish-partneres së tij, që u lexuan në gjykatë.

Kur Ryan Giggs u pyet nëse e kishte goditur ndonjëherë me grusht Kate Greville, anësori uellsian i Manchester United ishte i prerë: “Jo. E pranoj që gjatë kësaj përleshje koka ime u përplas me të sajën. Nuk jam i sigurt nëse ishte fytyra apo koka, por jam i sigurt se nuk ishte e qëllimshme”. “Ai erdhi drejt meje nga hiçi dhe më goditi me kokë në fytyrë”, – akuzoi Kate Greville me lot në sy, Giggs.

Avokatët e Ryan Giggs siguruan në Gjykatën e Kurorës së Manchesterit se mavijosjet e Kate Greville, për shkak të një sulmi të supozuar të pësuar në Dubai më 2017, u krijuan gjatë ushtrimit të “se*sit të vështirë”, pasi futbollisti bleu një shufër “Agent Provocateur” për të goditur partneren e tij të atëhershme, pasi ajo kërkoi që të ishte “më i sigurt” në shtrat.

Avokati mbrojtës i Giggs argumentoi se Kate Greville pretendoi se kishte kancer për të hequr DIU (pajisja intrauterine), në një komplot që të mund të mbetej shtatzënë nga futbollisti i Manchester United.

Gazeta “The Sun” raportoi se Kate Greville argumentoi se e kishte gënjyer Giggs për zbulimin e qelizave kancerogjene në një test njollë, në mënyrë që “ajo të mos kishte nevojë të bënte seks me të”. Gjatë deklaratës së saj, Kate Greville tha mes lotësh se “Ryan Giggs më tradhtoi me 12 gra” dhe se marrëdhënia me ish-futbollistin “ishte si të jetoja në ferr”.

Kate Greville shpjegoi se u përpoq ta linte Giggs për pabesinë e tij me të paktën tetë femra dhe për sjelljen kontrolluese, por ish-lojtari i Manchester United e ngacmoi me “50 mesazhe në orë” dhe e kërcënoi se do t’i shkatërronte karrierën.

Një nga kërcënimet e supozuara të Giggs ndaj Kate Greville ishte një email i titulluar “shantazh” që përfshinte një video intime “që kishim bërë” dhe në të cilën Giggs tha: “Unë do t’ua dërgoj këtë mesazh njerëzve nëse nuk përgjigjesh”.