Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bylyku përmes një postimi në rrjete sociale. Në një foto të publikuar në Instastory, ai shfaqet në ambientet e spitalit.

“Strong!” – “I fortë” – shkruan aktori i njohur i Klanifornias përbri fotos që ka publikuar në rrjete. Ai nuk ka dhënë asnjë detaj më tepër rreth arsyes që mund ta kennë çuar drejt shtrimit në spital.

As e dashura e tij Egli Tako nuk ka bërë asnjë postim ku të tregojë më tepër për gjendjen e aktorit dhe për të qartësuar fansat e tij për këtë situatë shqetësuese.

Olsi Bylyku është vetëm 24 vjeç, por një nga aktorët më karizmatikë dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar, për rolet e veçanta në Portokalli dhe tani në Klanifornia.