Të gjitha mjetet janë të mira për të provuar ta lini duhanin. Ibrahim Yücel, një burrë nga Kutahya e Turqisë, bëri një zgjidhje drastike kur babai i tij vdiq nga kanceri në mushkëri. Megjithatë, ky duhanpirës i përjetshëm kishte konsumuar deri në dy pako në ditë, që kur ishte 16 vjeç.

Prandaj ai u frymëzua nga çiklistët, duke bërë një kafaz bakri, i cili e pengonte të fuste një cigare në gojë. Çelësin e kafazit ia dha familjes së tij, të cilët ia hapnin (kafazin) kur ishte e nevojshme për të pirë apo për të ngrënë. Nëse turku zgjodhi këtë zgjidhje radikale, është sepse kishte provuar gjithçka më parë për ta hequr qafe vesin e tij të keq.

Këto imazhe, të cilat së fundi u rishfaqën, janë përfolur shumë në rrjetet sociale. “Për të këqija të mëdha, ilaçe të mëdha”, “Fakti i thjeshtë i shikimit më bën të gërvisht veten”, “Kam pirë duhan për 7 vite dhe lënia e tij ishte një nga gjërat më të komplikuara që kam bërë. Tashmë kanë kaluar tri vite pa e pirë”, kemi mundur të lexojmë veçanërisht në rrjetet sociale në formë komentsh për këtë burrë turk dhe nismën e tij unike.

Ky rast tregon se çdo mjet është mirë të provohet sa herë që ia vlen të lësh duhanin. Sepse kot nuk shkruhet edhe në paketat e cigareve se “duhani dëmton rëndë shëndetin”…