Moderatorja e njohur shqiptare, Roza Lati është shprehur e shqetësuar pasi kohët e fundit është përballur me situata tepër të pakëndshme.

Përmes një shkrimi në Instastory, Roza shprehet tepër e revoltuar pasi disa fansa të saj e kanë përndjekur, duke kaluar masën.

Moderatorja deklaron hapur se do t’i denoncojë dhe degjenerojë publikisht ata.

“Ndërkohë unë rri në Tiranë me psikopatë nëpër këmbë.

Jam gati të bëj denoncim për përndjekje dhe të degjenerojë publikisht disa psikopatë që guxojnë dhe të më afrohen. Më duket pjesën e lajmeve do e mbuloj unë këtë Korrik.

Të qënurit person publik, i ka të tilla tripa. Me psikopatë që na përndjekin. Por psikopatë dhe familja e tyre çdo thonë kur t’i ngrej zgupthi me shtet dhe me privatësi?  Jam kaq e lodhur nga nervat. Prandaj shoh punën time. Por meduket ka ardhur ora të shoh pak dhe punët e të tjerëve”–  shkruan Roza Lati në Instastory.