Të gjitha artistet shqiptare duan të kenë një bashkëpunim me reperin më të suksesshëm shqiptar të viteve të fundit, Noizy. As këngëtarja Ronela Hajati, nuk bën përjashtim…

Ronaldo ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku i është përgjijgur pyetjeve anonime që i janë bërë nga fansat.

Një prej tyre, e ka pyetur këngëtaren e njohur nëse ka dëshirë të realizojë nëj bashkëpunim me reperin Noizy. Kësaj pyetjeje, Ronela i është përgjigjur se; një kënge të mirë nuk do i thoshte kurrë jo, si dhe se respekton punën e të gjithë artistëve shqiptarë.

“Një kënge të mirë s’do i thoja kurrë jo! E respektoj punën e çdo artisti këtu! Është tepër e vështirë t’ia dalësh në Shqipëri me muzikë!

Kështu që njëbig up” të gjithë atyre që vazhdojnë t’i rezistojnë tregut”, shkroi Ronela në profilin e saj në Instagram, duke iu përgjigjur kështu pyetjes së ndjekësit.