Ronela Hajati ka qenë në qendër të mediave muajt e fundit, që pasi u zgjodh fituese e Festivalit të Këngës 2021, duke përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
Edhe pse është një nga personazhet VIP më mendjehapur të shoëbiz-it shqiptar, Ronela Hajati mundohet të jetë e mbyllur sa i përket jetës së saj private dhe mos të zbulojë shumë detaje.
Gjithsesi, edhe këngëtarja shqiptare duket se është prekur nga ‘sindroma’ e të qënit e intervistuar nga ndjekësit në rrjete sociale.
Ajo ka vendosur t’u japë mundësinë fansave të saj t’i bëjnë pyetje dhe Ronela ka përzgjedhur disa prej tyre për t’i kthyer përgjigje.
Si kurrë më parë, ajo ka zbuluar edhe se kur ka ndërmend të bëhet nënë. Pyetjes së ndjekësit se kur do ta shohim Ronelën me fëmijë, ajo i është përgjigjur në moshën 40 vjeçe dhe se do ja marrë shpirtin fëmijës, duke e shoqëruar përgjigjen e saj me një emoji duke qeshur.
Një përgjigje që duket që është në kuadrin e shakasë, pasi vetë ajo më poshtë shkruan se është shaka pasi këto gjëra janë punët e zotit.
Artistja shqiptare nuk është përfolur për ndonjë lidhje kohët e fundit, që pas ndarjes nga këngëtari shqiptar, Young Zerka.